
Një pushues ka humbur jetën tragjikisht në plazhin e Golemit në Kavajë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima e identifikuar me inicialet Xh.K 67-vjeç është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



