Aneksimi i 4 rajoneve në Ukrainë, Hoti: Veprimi në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, krijon prcedent për kriza në vende të tjera (VIDEO)

Aneksimi i 4 rajoneve në Ukrainë, Hoti: Veprimi në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, krijon prcedent për kriza në vende të tjera (VIDEO)

Për pedagogun e së drejtës ndërkombëtare, Dritan Hoti aneksimi i katër rajoneve ukrainase nga Putin është rrjedhojë e një ofensive ushtarake dhe jo pasojë e një zgjedhjeje të lirë nga qytetarët.

I ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv, Hoti tha se veprimi i Putinit është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë pasoja edhe për sigurinë e  Evropës.

Është një aneksim nëpërmjet forcës, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Kemi një traktat që garantonte denuklearizimin e Ukrainës dhe sovranitetin e saj që është shkelur nga ofensiva ruse dhe referendumet. Referendumet nuk janë në dritën e asaj që quhet vetëvendosje, janë si rrjedhojë e një ofensive ushtarake dhe e pranisë së ushtarëve rusë, janë në kushtet e një imponimi ushtarak dhe jo zgjedhje të lirë.

Në tërësi veprimi është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare do të ketë pasOja për sigurinë e Evropës

Objekti madhor ka qenë nënshtrimi politik i Ukrainës, që nënkupton Rusinë në një dimension perandorak. U kaluan në planin e dytë që ishte aneksimi i pjese lindore që është përafërsisht sa Serbia. Nëse kjo realizohet nën këndvështrimin e Putin do ta quante të suksesshme. Praktika e fundit e Putin ishte nën vazhdën e shtetarëve nacionalë rusë. Akumuloi forcë dhe shpërtheu në ofensivë brutale. Nga perëndimi ka pasur në lloj dështimi, nuk  e kanë kuptuar praktikat e të bërit diplomaci.

Populli i Ukrainës është i mobilizuar të mbrojë sovranitetin e vet dhe ndihma do të jetë më e madhe. Ushtria ukrainase kanë rrethuar qyteti e Limanit, do të përpiqen të rikuperojnë sa më shumë të jetë e mundur. Praktikat e Putinit janë të njohura. Do të ketë konfigurime gjeostrategjike.

Më tej, Hoti theksoi se ky aneksim nga Putin krijon precedent që mund të përdoret dhe nga vende të tjera duke shkaktuar kriza, por jo pushtime.

Ky aneksim ngre siparin e një precedenti që mund të përdoret dhe në rajonet e tjera të botë. Do të krijojë një precedent për kriza, por jo për pushtime. Serbia nuk ka potencë ushtarake t’i futet një aventure të tilla. Jemi një botë të zhvillime dramatike të shpejta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy