Shtrohet në spital Imzot George Frendo, pozitiv me koronavirus

Shtrohet në spital Imzot George Frendo, pozitiv me koronavirus

Imzot George Frendo, arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit, njëkohësisht president i konferencës Ipeshkvore, është shtruar në spital pasi është infektuar me koronavirus.  Lajmi për infektimin e 74-vjeçarit është bërë nga Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit.

NJOFTIMI 
“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.”

Kujtojmë se ditën e djeshme u mësua se dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa për shkak të moshës ai u transferua me një avion drejt një klinike të specializuar në Athinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy