Njihuni me Anthony Albanese-n, njeriu që pritet të jetë kryeministri i ri i Australisë

Njihuni me Anthony Albanese-n, njeriu që pritet të jetë kryeministri i ri i Australisë

Anthony Albanese pritet të bëhet kryeministri i ardhshëm i Australisë pasi udhëhoqi Partinë Laburiste drejt fitores së parë të zgjedhjeve në pothuajse një dekadë.

Një nga politikanët më jetëgjatë të vendit, ai u premtoi votuesve “ndryshim të sigurt” ndërsa punonte për të përjashtuar koalicionin Liberal-Nacional, të cilët kanë qenë në pushtet që nga viti 2013.

Aty ku kryeministri i rrëzuar Scott Morrison e konsideron veten një "buldozer", ndërsa Albanese zotohet të jetë një ndërtues.

Pas pandemisë, e cila copëzoi qytetet në Australi si pasojë e bllokimeve të rrepta, nxitja e unitetit është një përparësi kryesore për udhëheqësin e ri.

 

Kush është Albo?

Albanese ka fituar një reputacion në Australi si mbrojtës i sistemit shëndetësor falas, një avokat i komunitetit LGBT, dhe një tifoz i zjarrtë i regbit.

59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë pa partner dhe me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për besimet e tij progresiste.

Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar, i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë.

Tre dekada më vonë ai kërkoi gjurmët e të atit Carlo Albanese, duke fluturuar për në Itali për të takuar për herë të parë babanë dhe gjysmë vëllezërit e tij.  

Albanese tha se nëna e tij, Maryanne Ellery, ishte e vendosur për të siguruar që ai të kishte mundësi që ajo kurrë nuk i kishte. Me mbështetjen e saj, ai u bë i pari në familjen e tij që mbaroi shkollën dhe shkoi në universitet.

Ai ka thënë se krijimi i një bote më të mirë për djalin e tij, Nathan, është frymëzimi që qëndron pas jetës së tij publike. Albanese u nda nga gruaja e tij pas 19 vitesh martesë në vitin 2019, por partnerja Jodie Haydon iu bashkua atij gjatë fushatës.

Albanese ka qenë kreu i Partisë Laburiste për tre vjet, duke marrë postin pas humbjes tronditëse në zgjedhjet e paraardhësit Bill Shorten në 2019. Vlen për t’u theksuar se ai ka qenë një ithtar i palëkundur i Laburistëve që kur ishte 20 vjeç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy