Sulme të reja janë regjistruar gjatë orëve të natës në Ukrainë nga forcat ruse. Mediat e huaja shkruajnë se forcat ruse kanë lëshuar 15 raketa lundrimi dhe 18 dronë kamikaze Shahed në drejtim të Kiev.
Sipas raportit nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Kievit të gjithë dronët u qëlluan nga mbrojtja ajrore.
Gjithashtu për shpërthimet ka njoftuar edhe kryebashkiaku i Kiev, Vitalii Klitschko, i cili theksoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit ukrainas kanë hyrë në veprim dhe se “një tjetër valë sulmesh me dron po vjen”.
Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në zonën e qytetit Cherkassy dhe paralajmërime për sulm ajror u ngritën në të gjithë Ukrainën.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një postim në Telegram të premten se kjo ishte vala e gjashtë e sulmeve në kryeqytetin ukrainas në gjashtë ditët e fundit.
Sulmi i fundit përdori raketa balistike dhe drone, tha Popko. Ai vlerësoi sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për zmbrapsjen e atyre që ai besonte se ishin raketat ajër-tokë dhe dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani.
Nuk ka ende informacione për dëme apo viktima, tha Popko. Më herët të premten, kryetari i bashkisë së qytetit raportoi shpërthime që po ndodhnin në qytet, me alarme për sulm ajror të lëshuar në të gjithë vendin.



