Kim Jong Un i tha gazetarëve se Koreja e Veriut do t'i përgjigjet pa hezitim luftërave me të cilat do përballet vendi i tij ose Rusia, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re me Moskën.

Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin zbuloi për gazetarët se pakti i ri do të siguronte ndihmë reciproke në rast agresioni kundër secilit prej tyre.
Kim deklaroi gjithashtu se marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë janë forcuar.
Traktati i ri midis dy vendeve është tërësisht paqësor dhe mbrojtës.



