
Numër i lartë aksidentesh janë regjistruar në vendin tonë ditët e fundit, ku vetëm pak ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, katër pjesëtarë të një familje humbën jetën.
Nisur nga këto aksidente, Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar me një apel ndërgjegjësues për drejtuesit e automjeteve.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ISHP i ka drejtuar një bën thirrje shoferëve që të udhëtojnë me kujdes, me qëllim që të mos e shndërrojnë mjetin në vrasës.
Mos nxito. Për disa minuta më pak, ju mund ta shndërroni mjetin tuaj në vrasës. Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara, shkaqet kryesore të aksidenteve në javët e fundit, ku fatkeqësisht janë shënuar edhe viktima. Akset më problematike janë: Fier –Vlorë, Rrogozhinë-Elbasan, Fushë-Krujë- Lezhë etj. Ndër shkeljet më flagrante të konstatuara janë: parakalimet e gabuara; shpejtësia tej normave; drejtim i mjetit në gjendje të dehur.



