Kriza politike dhe kushtetuese/ Meta takon Këshillin e Ambasadorëve

Kriza politike dhe kushtetuese/ Meta takon Këshillin e Ambasadorëve

Presidenti Meta mbylli takimin me Këshillin e Ambasadorëve në vend. Takimi u zhvillua në selinë e Presidencës, i cili për afro 1 orë e 30 minuta.

Ky takim u zhvillua në kuadër të konsultimit të zgjidhjes së krizës kushtetuese dhe politike në vend.

Pas takimit, për mediat foli ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

“Ishte një takim realisht i dobishëm, pasi presidenti na njohu edhe me informacione konfidenciale lidhur me krizën që po kalon vendi, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të larta të drejtësisë. Ishte një takim i hapur,” tha Mustafaj.

I pyetur në lidhje me çështjen e referendumit, ai tha se ‘si Këshill i Ambasadorëve nuk kemi mendim për referendumin’.

Meta ka zhvilluar ditët e fundit takime me aktorë të ndryshëm politikë dhe jo politikë për të diskutuar për krizën që po kalon vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy