Baçi shpall “non grata” Bardhin në Fier, deputeti i PD: Ideja e ardhjes së tij krijoi shqetësim

Baçi shpall “non grata” Bardhin në Fier, deputeti i PD: Ideja e ardhjes së tij krijoi shqetësim

Caktimi i drejtuesve politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 2025, ka qenë një nga çështjet më të diskutuara në selinë blu gjatë këtyre ditëve.

Ndonëse caktimi i Luçiano Boçit në Shkodër dhe Ervin Salianjit në Elbasan nuk krijoi pakënaqësi, caktimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gzment Bardhi në Fier si drejtues politik, duket se ka shkaktuar reagime e përplasje.

Për të zyrtarizuar drejtuesit politik do duhet që të kalojnë për miratim në kryesinë e PD, por sipas burimeve, Sali Berisha ka vendosur që ti besoj edhe në 2025 qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehut.

Në Vlorë do të jetë Bujar Leskaj, në Fier Gazment Bardhi, në Berat Enno Bozdo, në Elbasan Ervin Salianji, në Korçë Ivi Kaso, në Durrës, Oerd Bylykbashi, Në Lezhë Agron Gjekmarkaj, në Shkodër Luçiano Boçi, në Kukës Flamur Hoxha, në Dibër Xhelal Mziu.

Ndërkohë në Tiranë pritet të ketë disa drejtues politik për shkak të territorit të madh. Emrat që përfliten janë Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Tomorr Alizoti, Edi Paloka, Joizefina Topalli e Dhurata Çupi.

Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka do të ndjekë fushatën në të gjithë vendin nëse kryedemokrati Berisha do të jetë në masën e sigurisë arrest shtëpie, në të kundërt edhe Noka do të jetë në qarkun e Tiranës.

Deputeti I qarkut të Fierit Luan Baçi shpreh pakënaqësi me lidershipin drejtues sepse sipas tij do duhet të ishte mbledhur grupi parlamentar.

Në fillim të sezonit të ri politik, Partia Demokratike sipas Baçit do ta orientojë aksionin e saj për të arritur dy qëllime para zgjedhjeve, qeverinë teknike dhe lirimin e Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy