Kandidati republikan Donald Trump akuzoi presidentin amerikan Joe Biden se po përdor sistemin e drejtësisë si armë kundër tij, ndërsa qeverisjen demokrate si “administratë Gestapo”, ish-policia sekrete famëkeqe naziste.
Akuzat për përndjekje, ish-presidenti i bëri gjatë një mbrëmjeje me donatorët për fushatën e tij , në Florida.
Këta njerëz po e drejtojnë administratën si Gestapo. Është e vetmja mënyrë që mendojnë se do të fitojnë. Në fakt, kjo po i rrënon, por mua s’ më shqetëson aspak.
Këto komente të forta për kundërshtarët politikë erdhën pas akuzave të përsëritura të ish-presidentit se paditë e shumta kundër tij në shtete të ndryshme amerikane kanë pasur motive politike.
Shtëpia e Bardhë reagoi për këto komente duke sjellë në vëmendje se kjo është retorikë fashiste.
Përndryshe nga jehona që i bën retorikës së tmerrshme të fashistëve, drekave me neo-nazistët dhe shtyrjes përpara të teorive konspirative që kanë marrë jetën e oficerëve të policisë, presidenti Biden po bashkon popullin amerikan rreth vlerave tona të përbashkëta demokratike dhe sundimit të ligjit.



