Nunaj: Informaliteti faktor ndikues në ecurinë e biznesit, shqiptarët e kanë të vështirë të punojnë te tjetri

Nunaj: Informaliteti faktor ndikues në ecurinë e biznesit, shqiptarët e kanë të vështirë të punojnë te tjetri

Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në ‘MCN Economy’ deklaroi se niveli i ulët i punësimit rrit hapjen e bizneseve të vogla. Ajo tha se informaliteti mbetet një faktor ndikues në ecurinë e biznesit.

Sipas saj konkurrenca e pandershme dhe paketa fiskale janë ato elementë që krijojnë atë krizë të bizneseve që hapen dhe mbyllen në një kohë të shkurtër.

Janë disa arsye për hapjen e bizneseve të reja që kanë të bëjnë me natyrën e ekonomisë sonë si dhe me numrin e ulët të punësimit dhe shohin si mundësi hapjen e biznesit të vogël, por në të gjithë këtë elementi i rëndësishëm mbetet produkti që ato realizojnë. Në infrastrukturën e ndërmarrjeve nga 1-4 quhen mikro dhe duhet të kenë mbi 10 të punësuar për të qenë i mesëm, ndërsa gjëja e parë që duhet të kenë parasysh është investimi që do të thotë hapja e vendeve të reja të punës. Pra janë dy elementët kryesore që duhen plotësuar, numri i të punësuarve dhe xhiroja. Do evidentioja se informaliteti mbetet një faktor ndikues në ecurinë e buiznesit. Ne e dimë që dikush paguan taksa dikush jo dhe kjo fut konkurrencën e pandershme dhe arsyeja e dytë lidhet drejtpërdrejtë me organizatat që ndikohen nga paketat fiskale. Nëse miratohet paketa fiskale efekti shihet pas një viti. Mungesa e analizave se ku çojnë këto analiza se çfarë efektesh japin, ndaj këto elementë krijojnë atë krizë të bizneseve që hapen dhe mbyllen në një kohë të shkurtër.

Më tej ajo argumentoi sepse ne si shqiptarë mbështetemi më shumë tek bizneset e vogla sepse siç ajo shprehet ne si shqiptarë nga vetë natyra jonë e kemi të vështirë të punojmë për tjetrin. Nunaj shprehet se Shqipëria vijon të mbetet një vend i ekonomisë së shërbimit dhe jo prodhimit.

Do veçoja dhe dy arsye të tjera pse mbështetemi te biznesi i vogël e para lidhet me ne si shqiptarë sepse ne e kemi më mirë të punojmë për veten se për të tjerët. E dyta lidhet me tërësinë e ekonomisë shqiptare. Ne jemi një treg i vogël jo vetëm si Shqipëri por dhe si rajon dhe investimet janë disi të kufizuara. Kur bëhen planet dhe projektet e shohin Shqipërinë si pjesë e nje tregu të Ballkanit dhe jo si një treg unik. Nëse do themi pse Shqipëria vijon të mbetet një ekonomi shërbimi dhe jo prodhuese është se ne bëmë një mbyllje të çdo ndërmarrje sepse e quajtëm komuniste dhe kjo zeroi industrinë, pastaj për çdo gjë varemi nga importi dhe së treti kërkon më pak shërbimi sesa realizimi i një produkti. Nëse do ndryshojmë këtë qasje duhet të fillojmë nga politikat mbështetëse dhe ndryshimit në tërësi që ka shoqëria sepse mungesa e strategjive dhe politikës krijojnë probleme në biznes.

Ndër të tjera Nunaj deklaroi se periudha e pandemisë ka sjellë nevojën për t’iu përshtatur tregut. Sipas saj ti mund të realizosh një produkt të mirë, por duhet të dish se çfarë kërkon tregu dhe ai i sotmi ka ardhur drejt dixhitalizmit.

Nuk duhet të heqim duhet ti përshtatemi tregut. Globalizmi krijoi zhvillimin e bizneseve investimet, por tashmë sidomos pandemia dhe krizat e njëpasnjëshme ti s’mund të jesh sot pjesë e një tregu nëse s’ke kontakte me rrjetet sociale me ato që kërkon tregu. Ti mund të realizosh një produkt të mirë, por duhet dhe të dimë se çfarë kërkon tregu dhe ai i sotmi ka ardhur drejt dixhitalizmit si me shitjet online përmes formave të ndryshme, ndaj në këtë rast do mbështes atë që e ardhmja i përket dixhitalizimit dhe të rinjtë duhet ta mbështesin këtë risi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy