'Xhadat' - Ministria e Mbrojtjes, 680 milionë lekë nga taksat për aktivitete  

'Xhadat' - Ministria e Mbrojtjes, 680 milionë lekë nga taksat për aktivitete  

Ministria e Mbrojtjes ka menduar të shpenzojë 680 milionë lekë për aktivitetet artistike, sportive dhe me tematika të ndryshme, që pritet të organizohen nga strukturat në varësi të saj, përfshi dhe  Shërbimin e forcave të armatosura. Përpara se të miratoj listën e aktiviteteve, ky institucion kërkon të kontraktojë një subjekt që t`i ofroj gatishmëri në ofrimin e bazës materiale dhe burimeve njerëzore, që do të shërbejnë për realizmin e tyre. 

Procedura e hapur mbi kufirin e lartë monetar, për dhënien e 680 milion lekëve, do të bëhet përmes  marrëveshjes me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara.  

Kjo është lista e gjatë e kërkesave të Ministrisë së Mbrojtjes ku mes pajisjeve si bokse, mikrofona, televizora, videoprojektore kamera e aparate fotografik, nuk mungojnë as, Tymi skenik , Fishekzjarre elektrik skenik, Shërbim Konference Online, dhe dron për filmime të gjata.

Tenderi përfshin dhe shërbime dizajni dhe brandime. Gjithashtu prodhime të personalizuara, si stilolapsa, blloqe, bluza me mëngë të shkurtra, çanta lekce e shumë të tjera. Aktiviteteve nuk do t`u mungojë as shërbimi i 8 vajzave  hostess për tre orë.

Shpenzimet thuhet në dokumentat e tenderit do të përballohen nga fondet e miratuara në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 dhe ato të parashikuara në Planin e Buxhetit Afatmesëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitet 2023-2024.

Me kaq shumë para nga taksat e qytetarëve që po varfërohen çdo ditë, institucionet e varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes, do të shkëlqejnë në aktivitetet e tyre. Nëse të gjitha nevojat i ka plotësuar, atëherë Ministria e  e Mbrojtjes me këto para mund të kishte prokuruar blerjen e  një helikopteri për shuarjen e zjarreve, për të mos e marrë vitin tjetër sërish borxh nga shteti grek. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy