Ndotja nga fabrika në Lezhë, banorët: Duam të marrim frymë lirisht, aroma e rëndë deri në 5 km (VIDEO)

Ndotja nga fabrika në Lezhë, banorët: Duam të marrim frymë lirisht, aroma e rëndë deri në 5 km (VIDEO)

Banorët e zonës pranë fabrikës në pronësi të Alban Zusit në Lezhë, ankohen se fabrika që bën përpunimin e mbetjeve shtazore shkarkon materiale të cilat lëshojnë një aromë të rëndë në të gjithë zonën përreth, e cila është kthyer në një shqetësim serioz për ta.

Gazetari Besmir Pula në një lidhje për MCN Live nga Lezha raportoi se janë mbledhur 1700 firma të banorëve të zonës për të paraqitur problematikën tek Ministria e Mjedisit për kompaninë INCA në pronësi të Alban Zusit, i cili ka qenë edhe zv.ministër i Mjedisit.

Banorët në pesë vitet e fundit kanë pasur shqetësime për shkak të aromës kundërmuese, sidomos banorët që i kanë banesat pranë kësaj fabrike.

Një ditë më parë banorëve iu është thënë nga ministria e Mjedisit se do të ngrihet një grup pune, për të parë se si paraqitet situata në këtë fabrikë.

Fabrika ka nisur të veprojë prej 15 janarit 2020 dhe qytetarët e kanë denoncuar dhe raportuar shqetësimin qysh atëherë.

Në licencën e dhënë nga ministria e Ekonomisë thuhet se ky aktivitet shoqërohet me lëshim aromash, por jepej garancia se kompania do përdorte detergjentë për largimin e aromës së pakëndshme.

Banorët shprehen se sidomos gjatë muajve të verës situata është dhe më problematike, për shkak se derdhjet që kalojnë në kanalizime, derdhen në lumin Drin që kalon në qytetin e Lezhës.

Banori Aleks Gjoni tha se problemi ka nisur në fillim të 2020, por se atëherë ishte kohë e rëndë pasi filloi pandemia.

Në atë kohë janë bërë rreth 4-5 protesta deri në verë dhe është intimiduar protesta qytetare për shkak të pandemisë asokohe. U shua protesta me ndihmën e policisë.

Tani shohim pas pesë vitesh, pavarësisht premtimeve se do vëmë filtra etj., situata nuk ka ndryshuar, por është përkeqësuar.

Ne kemi kërkuar një gjë të vetme të marrim frymë lirisht si çdo qytetar në Shqipëri.

U jemi drejtuar të gjitha institucioneve që kemi menduar dhe na janë drejtuar specialist nga Drejtoria Rajonale e Mjedisit, bashkia, AKU, IKMT, i jemi drejtuar faqes së kryeministrit në e-Albania.

Përgjigja e tyre është se "sipas nesh është në rregull". 

Ne kemi marrë drejtorin e agjencisë së mjedisit të Lezhës në atë kohë këtu dhe na ka thënë "ju lutem më largoni që këtu se do vjell".

Pas një jave i ka dërguar letrat në rregull, se i bënin presion për arsye familjare. Ai është person i marrë peng, thjesht për të firmosur.

Nga analizat ndotja ka dalë shkallë 10 herë më e lartë nga e lejuara.

I kemi bërë analizat privatisht, se institucionet shtetërore nuk na janë përgjigjur. Ne u jemi drejtuar institucioneve të mjedisit, të cilat nuk kanë reaguar fare.

Qytetarët janë detyruar të reagojnë sërish se i kanë humbur shpresat te zgjidhja institucionale.

Ne nuk na intereson se çfarë bën fabrika brenda mureve të saj. Ai të mos përcjellë në kufijtë tanë këtë aromë shqetësuese, ne vetëm kjo na intereson.

Ne duam çdo lloj kontrolli dhe analize të bëhen jashtë fabrikës. Procesi gjyqësor është në Apel.

Situata është alarmante për shkak të erës kundërmuese. Kjo fabrikë prodhon lëndë të parë për ushqimin e kafshëve.

Kohëve të fundit na thonë se po prodhon pleh organik për bujqësinë. Kjo fabrikë ka pesë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër është fabrika e përpunimit të zorrëve.

Grupin që njoftonim për të bërë analizat e ujit e kemi thirrur kaq herë, por sa herë vinin fabrika fiket. Komunikojnë me pronarët e fabrikave.

Sipas profesionistëve na është thënë se një pjesë e ndotjeve të ujërave të fabrikës që dalin në kanal janë dhjetëfishi i ndotjes.

Një mjek virolog na thonë se fëmijët na vijnë me probleme në frymëmarrje. Mbetjet e fabrikës i djegin i bëjnë hi, kanë dy inceneratorë.

Çdo inspektim nëse nuk jemi ne pjesëmarrës, është nul. Shqetësimi është i yni si banor, nuk ka prapavijë politike.

Edhe në ishull të Lezhës e ndjejnë banorët aromën e keqe, deri në Balldren shkon 5 kilometra.

Banori tjetër Gjergj Marku u shpreh se e ka banesën 100 metër larg fabrikës dhe se kur vijnë inspektorët dhe çdo gjë del në rregull.

Shkarkimetfabrika i bën natën ose kur bie shi, por era është e padurueshme. Banorët kanë probleme me mushkëritë me frymëmarrjen.

Unë kam probleme me frymëmarrjen, komshia ka trombozë në mushkëri, e kanë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ma merr mendja vetëm nga kjo. Sëmundja e mushkërive nga kjo vjen. Janë shumë banorë të tjerë që kanë këto probleme.

Era e keqe shkon deri në 4 kilometra. Edhe punëtorët e fabrikës gjysmit janë invalidë.

Kam takuar personalisht pronarin Alban Zusi dhe na ka thënë që do të zhdukë erën.

Edhe perimeve të mbjella iu vjen era e fabrikës, na janë kontaminuar të gjitha produktet që mbjellim.

Bletët nuk i kemi më që nga hapja e fabrikës, i kemi kosheret bosh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy