
Në Bruksel po mbahet Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë e goditur nga tërmeti i datës 26 nëntor të vitit 2019, i cili shkaktoi një numër të madh viktimash dhe la pa strehë shumë të tjerë.
Në konferencën e donatorëve marrin pjesë mbi 100 shtete, ku secili po deklaron publikisht angazhimin e vet nëpërmjet dhënies së fondeve për të ndihmuar gjatë procesit të rindërtimit të zonave të dëmtuara.
Shuma ka arritur mbi 1.15 miliardë euro, një shumë që përfshin dhurime, hua, projekte etj.
Franca jep 60 milionë euro në formën e huasë për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Përveç kësaj ajo do të inevstojë edhe 100 milionë euro të tjera përmes projekteve të ndryshme.
Suedia do të japë 5.6 milionë euro në grante për emergjencën civile. 3 milionë euro i ka ofruar në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Holanda do të japë 3 milionë euro për aktivitetet ndërtuese.
Danimarka do të japë 2 milionë euro për rindërtimin.
Polonia do të japë 2.7 milionë euro për rindërtimin.
Greqia do të japë 2.5 milionë euro që do të disbursohen në faza të ndryshme.
Italia dhuron 65 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë.
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore.
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin.
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna.
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në një nga zonat e prekura.
Finlanda jep 300 mijë euro.
Luksemburgu jep 150 mijë euro nëpërmjet UNICEF-it për të ndihmuar fëmijët.
Britania dhuron 1 milion paund për rindërtimin.
Bullgaria jep 100 mijë euro per rindërtimin dhe ka planifikuar edhe 375 mijë euro për projekte të tjera gjatë 2020 për ndërtimin e rrugëve dhe shkollave si dhe infrastrukturën sociale.
Portugalia njofton se do ta mbështesë Shqipërinë me ndihmë financiare dhe asistencë, por nuk jep një shifër të saktë
Rumania jep 2 milionë lei.
Hungaria i jep 250 mijë euro Ipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit për të ndërtuar kishat e dëmtuara.
Qipro deklaron se do të ndihmojë financiarisht, por nuk jep një shifër të saktë.
Malta premton ndihmë financiare, por nuk jep një shifër të saktë.
Mali i Zi jep 500 mijë euro, përveç kontributit të mëparshëm, duke arritur një total prej 750 mijë eurosh.
Serbia jep 2 milionë euro grante.
Irlanda premton ndihmë, por nuk jep një shifër të saktë.
Maqedonia e Veriut jep 6 milionë dinarë.
Spanja thotë se do ta mbështesë Shqipërinë, por nuk jep një shifër të saktë.
Kosova jep 200 mijë euro grante.
Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi banimi në Laç me vlerë 45 milionë euro. 100 mijë euro për ndërtimin e xhamive. Vlera e përgjithshme arrin në 46.3 milionë euro në formën e granteve dhe natyrë.
Gjermania do të vërë në dispozicion 11 milionë euro ndihmë financiare për rindërtimin në Shqipëri.
Suedia do të dhurojë 5.6 milionë euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ky fond do të shkojë për rindërtimin e banesave, përballimin e situatave emergjente, zhvillimin e ekonomisë dhe të kulturës.
Kroacia jep 1 milion euro për shëndetësinë
Këshilli Evropian jep 100 milionë euro përveë 15 milionë eurove të deklaruara më parë.
Grupi i Bankës Islamike për zhvillim jep 365 milionë euro në formë programesh investimi. 50 milion ëeuro për rimëkëmbjen e mjedisit të biznesit.
Grupi i Bankës Botërore dhe IFC jep 160 milionë euro në formë kredie.
Banka Europiane e Investimeve, jep një hua për sektorin privat dhe një hua për strehimin, në një shumë që arrin rreth 100 milionë euro.
Banka e Këshillit të Europës jep 155 milionë euro grante dhe 100 milionë euro hua.
Banka Europiane për Rindërtim (BERZH) jep 100 milionë euro për rindërtimin, ndër to 1 milionë euro projekte dhe 18 milionë euro hua për ujësjellësin.
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2000 njësi banimi me vlerë 70 milionë euro.
Zvicra jep 9 milionë euro grante.
Katari jep 5 milionë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.
Axhenda e Konferencës:
Ora 14:30-15:00
Hapja e Konferencës nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen
Fjalimi i kryeministrit të Shqipërise, Edi Rama
Fjalimi i Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel
Ora 15:00-15:10
Video në lidhje me tërmetin dhe reagimi i shpejtë i autoriteteve
Ora 15:10-16:00
Prezantimi i vlerësimit të nevojave pas katastrofës nga Milva Ekonomi
Prezantimi i mekanizmave financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit nga Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj
Fjalime nga Kombet e Bashkuara- Miljana Spoljaric, asistente e Sekretarit të Përgithshëm të Kombeve të Bashkuara, Asisntenti i Administratorit të UNDP,dhe Drejtor i Zyrës Rajonale të UNDP për Evropën dhe CIS
Ora 16:30-18:30
Fjalim nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi
Ora 18:30-18:40
Mbyllja e konkulzioneve, Komisioneri Oliver Varhelyi
Ora 18:45-19:00



