OKB: Situata humanitare në Gaza e tmerrshme, sistemi shëndetësor po shembet

OKB: Situata humanitare në Gaza e tmerrshme, sistemi shëndetësor po shembet

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka deklaruar se shkatërrimet që njerëzit në Gaza kanë duruar janë në një masë pa paralele në “historinë e fundit”.

Në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres për situatën në Gaza tha se 100 ditët e fundit kanë qenë “zemërthyese dhe katastrofike” për civilët në Gaza

E gjithë popullsia e Gazës po përballon shkatërrimin në një masë dhe shpejtësi pa paralele në historinë e fundit. Asgjë nuk mund të justifikojë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së e quajti situatën humanitare në Gaza “të tmerrshme”. “Të gjithë në Gaza janë të uritur, me një të katërtën e popullsisë së Gazës, më shumë se gjysmë milioni njerëz, që po përballen me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore”, tha ai.

Më tej, Guterres tha se rreth 1.5 milionë njerëz janë grumbulluar brenda provincës Rafah.

“Sëmundja po përhapet, ndërsa sistemi shëndetësor po shembet. Vetëm 16 nga 36 spitalet e Gazës janë pjesërisht funksionale. Kjo do të thotë se populli i Gazës jo vetëm që rrezikon të vriten ose plagosen nga bombardimet e pamëshirshme, ata gjithashtu kanë një mundësi në rritje për të kontraktuar sëmundje infektive si hepatiti A, dizenteria, kolera”, tha Guterres.

Ai tha gjithashtu se nevojiten më shumë pika kalimi në Gaza për të reduktuar mbipopullimin dhe për të shmangur pikat e mbipopulluara.

Izraeli ka nisur një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor, që sipas autoriteteve izraelite besohet se vrau 1.200 persona.

Që atëherë, sipas autoriteteve palestineze në Gaza, të paktën 25.700 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 63.740 të tjerë janë plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy