Humbja turpëruese e femrave në basketboll, trajnerja Alibegaj: Jemi skuadër amatore (VIDEO)

Humbja turpëruese e femrave në basketboll, trajnerja Alibegaj: Jemi skuadër amatore (VIDEO)

Kombëtarja e basketbollit të femrave e ka nisur në mënyrën më të keqe fushatën e saj kualifikuese drejt Kampionatit Europian pasi është mundur me rezultatin e thellë 125-19 nga Polonia. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur trajnerja e Kombëtares, Mirza Alibegaj. Kjo e fundit u shpreh se në ekipin kombëtar janë marrë vajza nën 20 vjeç, për të fituar eksperiencë. Ajo tha se që në fillim dihej diferenca e madhe me kundërshtarët, duke shtuar se në krahasim me to, skuadra jonë është amatore.

“Kur shikon një rezultat të tillë edhe titujt janë bombastikë. Përpara se të arrijmë në këtë pikë, duhet të interesohemi gjatë gjithë vitit se çfarë bëhet me ekipet e femrave në kampionatin shqiptar. Ekipi kombëtar i femrave është në rikonstruksion të tij, ku pjesë janë vajza të reja. Në momentin që flasim, në ekipin Kombëtar ka lojtaret e ekipit Under-20, pa eksperiencë në komepticione të mëdha, si kualifikueset e Europianit. Ne duam t’i promovojmë, të ndeshen me ekipe të mira dhe profesioniste dhe përveç rezultatit të fitojnë eksperiencë. 

Që kur u vendos grupi, të 3 kundërshtarët janë shumë mirë në renditjen Botërore. Ne e dinim që në fillim se ku ishim në krahasim me kundërshtaret. Vajzat e dinë se ne futemi në këtë kompeticion për të marrë eksperiencë. Kjo është për të kuptuar se ku është basletbolli shqiptar. Ta kuptojmë se dhe të gjithë aktorët e tjerë. E kemi ditur diferecën e madhe. Kjo i bën vajzat që të punojnë më shumë me klubet e tyre. Ne jemi lojtarë amatorë këtu, në krahasim me lojtaret e tjera. Ato janë profesioniste dhe punojnë me këtë. Disniveli është shumë i madh.”, tha fillimisht Alibegaj.

Trajnerja e Kombëtares u ndal edhe në një problem tjetër, duke thënë se për ndeshjen ndaj Polonisë, ekipi nuk kishte as fizioterapist, teksa më tej tregoi se çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria për të rritur nivelin.

“Ne shkuam në Poloni dhe nuk kishim fizioterapist. Është hera e parë që paraqitemi shumë mirë në bazë materiale. Ishim të kompletuar shumë mirë. Fizioterapistin nuk e kemi pasur, as gjatë grumbullimit 10 ditor për këtë. Nuk kemi pasur mbështetje për këtë aktivitet. Fizioterapisti është shumë i rëndësishëm për një ekip. Këto janë lojtare që me ekipet e tyre bëjnë njëherë stërvitje, ndërsa te Kombëtarja bëjnë dy herë. Ngarkesa është më e madhe. Nuk mund të them se fizioterapisti do të ndikonte në rezultat. 

Objektivi jonë nuk është fitorja, sepse e dimë që Sllovenia renditet e shtata në botë, por e rëndësishmja në këtë kompeticion është që këto vajza të reja, të marrë eksperiencë, të mësojë, të formohet grupi dhe të shikojmë se ku do të shkojmë në të ardhmen. Duhet të bëjmë më mirë se ndaj Polonisë. 

Që Shqipëria të rrisë nivelin, duhet të punohet shumë në ekipet e moshave. Duhet t’i japim shumë rëndësi cilësisë, me lojtarë që duan të punojnë. Të gjithë trajnerët e moshave duhet të kenë një plan të njëjtë. Nuk punohet sot për nesër. Lojtaret duhet të jenë më shumë serioze. Në kampionatin shqiptar merren shumë lojtare të huaja, por kjo nuk i ndihmon lojtaret vendase. Duhet një gjuhë e përbashkët nga të gjithë", përfundoi trajnerja e Kombëtares, Mirza Alibegaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy