Shpërthim në Afganistan, 10 të vdekur

Shpërthim në Afganistan, 10 të vdekur

Një shpërthim në një xhami në lindje të provincës afgane Khost, ka lënë të vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 30 të tjerë.

Bomba ishte vendosur në një tendë që përdorej si qendër për regjistrimin e votuesve, në oborrin e një xhamie.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Muajin e kaluar, nga një sulm me bombë jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul, u vranë të paktën 57 persona.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Afganistani po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy