Kur të vret miku besnik/ Qentë pa maska po marrin jetën e shqiptarëve

Kur të vret miku besnik/ Qentë pa maska po marrin jetën e shqiptarëve

Viktima dhe gjymtime është bilanci i shkaktuar në më pak se dy vite në Shqipëri nga qentë tek njerëzit. Ndërsa çdo rast kalon pa vëmendjen e duhur, situatat e rënda përsëriten nga një qytet në tjetrin.

 

Qeni konsiderohet ndër kafshët më besnike ndaj njeriut, por kjo nuk vlen për të gjitha racat e qenve.

 

Prej vitesh Pitbull konsideruar si raca më agresive e qenit është kthyer në një shqetësim real për banorët në të gjithë vendit, e ku nuk kanë munguar as viktimat.

 

Mesdita e dy nëntor 2023 do të shënonte një ngjarje horror në Durrës, ku tre qenë Pitbull në pronësi të Armand Lalës u bënë agresiv dhe një prej tyre sulmoi fqinjin Halil Basha.

 

Sulmi ishte aq makabër sa qeni i këputi gjymtyrët e 24 orë më vonë i moshuari Vdiq në spitalin e Durrësit, ndërsa Policia Procedoi Penalisht pronarin e tre qenve Armand Lalën duke e arrestuar.

 

Rrëfimet e dëshmitarëve:

“Se sot me datën 02.11.2023, rreth orës 13.30, ka qënë në banesë dhe ka dëgjuar një zhurmë. Ai ka dalë menjëherë për të ikur, kur i ka ardhur një femër e lagjes, e cila i ka thënë se merri kapelën dhe dhëmbët se janë të xhaxhait tuaj Halil Basha. Ai ka parë ambulancën duke qëndruar aty dhe pastaj ambulanca është larguar në drejtim të spitalit. Shtetasi Bashkim Basha, duke u gjendur në këto kushte ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal Durrës dhe ka parë xhaxhain e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni i një shtetasi që ka banesën në zonën e tij, qeni e ka kafshuar në kokë dhe në disa vende në trupë. Ai deklaron se është takuar me pronarin e tre qenve Pitbull dhe e ka këshilluar, duke i thënë se kujdes me tre qenët se do të kafshojnë banorët e zonës, por pronari i tre qenve i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njëri me përjashtim në pjesën e brendshme të oborrit”, ka deklaruar Bashkim Basha, nipi viktimës.

 

Por e gjitha kjo s’do të mbetej një rast i izoluar. Një tjetër qen këtë herë po i fiqnjve do ti merrte jetën një zonje në fshatin Çërragë të Bashkisë Belsh.

 

Ngjarja u shënua në fillim të shkurtit ndërsa viktimë mbeti Emine Agolli. Policia njoftoi se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 68 vjeç, pasi dje, qeni që ai mbante, ka kafshuar shtetasen E. A., 65 vjeçe (bashkëshortja e vëllait të tij), e cila për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Por as viktima e dytë e dokumentuar nga Policia si pasojë e kafshimit të qenit, nuk mbeti një rast sporadik. Mesdita e 7 Prill 2026 do të sillte një ndër ngjarjet më të rënda. Pitbulli që shëtiste i lirë nëpër zonën e Lungomares në Vlorë ju vërsul një të miture vetëm 4 vjeç. Fati dhe ndërhyrja e një punëtori bashkie e shpëtoi vogëlushen nga vdekja, ndërsa dëmtimet ishin të shumta.

 

E teksa në momentin e kafshimit të të miturës Pitbulli ishte pa të zotin a një pronar, hetimet e policisë zbuluan se i përkiste një 87-vjeçari me iniciale H.B tashmë i proceduar panelisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy