Isufi: Si më lindi skicë ideja për monumentin “Post-Bllok” nga biseda me Fatos Lubonjën

Isufi: Si më lindi skicë ideja për monumentin “Post-Bllok” nga biseda me Fatos Lubonjën

Pedagogu i Arteve Ardian Isufi rrëfeu në emisionin “Stay Tuned” se skicë ideja për monumentin “Post Bllok” lindi pas një bisede me shkrimtarin dhe gazetarin Fatos Lubonja. Isufi theksoi rëndësinë që ish-burgu i Spaçit të kthehet në një muze. Ai zbuloi se së shpejti do të ketë një bashkëpunim me Lubonjën për një ekspozitë në Spaç.

Mos zënia e gjumit natën nuk lidhet me aspektin fizik, por me aspektin shpirtëror dhe emocional. Për artistin është moment domethënës. Unë kam krijimtari shumë të pasur natën. Kam realizuar shumë vepra arti në orët e vona të natës. Një skicë ide ka qenë pas një bisede të gjatë që kam pasur me mikun tim Fatos Lubonja, ka qenë skica finale e realizimit të monumentit Post-Bllok. Ajo është një vepër publike sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Ajo që vlerësoj shumë te ai (Fatos Lubonja), është që në analizat që bën, ka një analizë të thellë kur flitet për një fenomen të caktuar. Nuk është një njeri që e kupton çështjen dhe problemin, por qëndron mbi ujë. Sa i përket elementit të diktaturës ka qenë i rëndësishëm bashkëpunimi me të, sepse ai ka një kontribut edhe në artin pamor. Duket sikur është një outsider, por së shpejti do kemi një ekspozitë, një ndërhyrje artistike në burgun e Spaçit, që është sfidë për ne të dy dhe shpresojmë ta realizojmë. Besojmë që duhet të bëhet muze i sakrificës. Të shënjojmë edhe me disa vepra arti atje që janë artefakte, që kanë elementë dhe gjurmë të jetës sonë. Kur i shikon historitë e tyre atje të duken histori romanësh, historitë e Dostojevskit, e me radhë. Të fusin mes një gjëje faktike dhe imagjinare, që thua si ka mundësi që këta njerëz kanë mbijetuar.

Lubonja ka një nga veprat që e kemi prezantuar në Tiranë dhe Amerikë, ku ka shkruar disa kapituj të librit të tij në letrat e duhanit. Ky element përshkruan qartë sakrificën e këtyre njerëzve. Lubonja është më kritikues se mua. Të dy kemi veçoritë tona në formën se si reflektojmë. Unë respektoj në radhë të parë vuajtjet. Është fat i kësaj shoqërie që këta njerëz vazhdojnë të kontribuojnë”.

Ndër të tjera Isufi tha se mendon që shoqëria shqiptare nuk është në post-modernizëm, por është në post-diktaturë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy