Në Sallën Operative të Kufirit Sarandë dhe Rojen Bregdetare ka ardhur një njoftim se disa turistë po kërkojnë ndihmë, pasi kanë mbetur me mjetin e tyre lundrues në det në zonën e “Manastirit”.
Roja Bregdetare pas marrjes së sinjalizimit për ndihmë janë nisur në drejtim të zonën ku kishin mbetur me mjetin lundrues skaf, katër shtetas suedezë të cilët kërkuan ndihmën e policisë, pasi deti ishte me shumë dallgë dhe rrezikonin të mbyteshin.
Shërbimet policore kanë konstatuar menjëherë mjetin lundrues dhe 4 shtetasit që ndodheshin në skaf konkretisht: B.S, L.V, F.B dhe A.A.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhënien e ndihmës duke e nxjerrë në breg të detit turistët sëbashku me mjetin lundrues.
Turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore!



