Një zjarr i madh ka përfshirë një tokë bujqësore dhe kullotë në Memaliaj.
Flakët kanë qenë tepër agresive deri në momentin e ndërhyrjes nga ana e zjarrfikësve të Memaliajt.
Këta të fundit vendosën perimetrin e zonës, duke bërë të mundur ndaljen e avancimit të flakëve në drejtimin verior.
Ngjarja ka ndodhur në Moglia, gati 5 km në veri të Memaliajt, ku flakët kanë shkaktuar djegien e më shumë se 2 ha tokë bujqësore dhe kullotë.
Zjarrfikësit e Memaliajt po luftojnë ndërkohë me flakët.



