Akuza kërkon 3 vjet burg për ish-kreun e Kadastrës Berat

Akuza kërkon 3 vjet burg për ish-kreun e Kadastrës Berat

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat, Ervin Nelaj, i arrestuar në shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Pas hetimeve të 9 mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

Në janar të këtij viti, një përgjim zbuloi bisedën e Nelajt me një punonjëse, ku kuptohet si merreshin dosjet përkatëse dhe në këmbim të parave jepeshin lejet për personat që i jepnin këto para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy