Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra disa orë më parë nga Taulant Balla për Reformën Territoriale, ku u shpreh se PS i qëndron ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe.
Alibeaj e cilësoi deklaratën e Ballës të papërgjegjshme dhe provokuese. Deputeti theksoi se puna për “Territorialen vazhdon dhe se ajo që po bën sot mazhoranca është një tjetër skenar për të marrë në tavolinë zgjedhjet e 2023.
Diskutuam mbi çështje të politikës aktuale, deklarata e Ballës për Territorialen është provokim.
Puna për reformën territoriale vazhdon, ajo që po bën sot mazhoranca është një tjetër skenar për të marrë në tavolinë zgjedhjet e 2023, që na vendos ne detyrimin për t’ju bërë thirrje të gjithë kolegëve sepse në të gjitha daljet tona na është kërkuar që po do ketë një ridimensionim të reformës territoriale.Deklaratat e Ballës për këtë reformë janë krejtësisht të papërgjegjshme, si mund të thuhet që nuk do të ketë asnjë ndryshim?



