
Presidenti Begaj ka përkujtuar 27 Janarin ditën mbarëbotërore të përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Ai shprehet se kjo ditë duhet të shërbejë si një ditë reflektimi, ndërsa theksoi se ndjehet krenar për vlerat e popullit shqiptar i cili nuk bëri kompromis as me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.
Sipas tij kjo ditë duhet të shërbejë për të kundërshtuar urrejtjen dhe çdo padrejtësi në dëm të njerëzve.
Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit. Krenar për vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit. Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit.



