Zelensky ndryshon komandantin e Forcave të Armatosura të Ukrainës

Zelensky ndryshon komandantin e Forcave të Armatosura të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar emërimin e Oleksand Syrsky si komandant të ri të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Deri më tani, Syrsky ishte kreu i forcave tokësore të Ukrainës.

“Emërova gjeneral kolonelin Syrsky komandant të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Zelensky me anë të një video.

Më herët Zelensky u takua me Valerii Zaluzhny të cilin e falënderoi për shërbimin e tij si komandant i përgjithshëm.

Një zëvendësim i tillë vjen pas zërave për një përçarje midis presidentit dhe gjeneralit Zaluzhnyi, i cili ka udhëhequr luftën e Ukrainës që nga fillimi i konfliktit.

Zelensky tha se komanda e lartë duhej “rinovuar” dhe se gjenerali Zaluzhnyi mund të “mbetej në ekip”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy