Arben Ahmetaj miratohet me 97 vota ministër Shteti për Rindërtimin

Arben Ahmetaj miratohet me 97 vota ministër Shteti për Rindërtimin

Kuvendi në seancën plenare të së mërkurës, miratoi me 97 vota pro, Arben Ahmetaj, ministër Shtetit për Rindërtimin, i cili do të jetë në krye të përpjekjeve për adresimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri do të merret me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase dhe ndërkombëtare që lidhen me Programin e Rindërtimit.

Ahmetaj është i ngarkuar me koordinimin dhe do të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit të Rindërtimit.

Ndërkohë, Kuvendi miratoi edhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në fund të muajit mars 2020, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama. Kuvendi e miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore me 92 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy