Bashkia e Himarës është me dy kryebashkiakë në qeli, ai i zgjedhuri dhe ende pa u betuar Fredi Beleri dhe kryebashkiaku në detyrë, socialisti Jorgo Goro.
Gazetari Edi Ruçi raporton se në bashkinë e Himarës, çdo gjë duket e qetë, ku punonjësit punojnë, por se qytetarët nuk dinë se kë kanë kryetar dhe kujt t’ia kërkojnë firmën përfundimtare.
Një qytetar himariot tha për mikrofonin e MCN TV, se janë në dijeni për arrestimin e Jorgo Goros.
Nuk ishte i zgjedhur me votën e popullit himariot, ishte i emëruar nga qeveria e Edi Ramës, për interesa të tij, për zaptimin e pronave. Arrestimi i tij është formal.
Kryetari i zgjedhur i Himarës vajti një vit hetime dhe ende asgjë. Himara nuk ka kryetarë bashkie, është si ajo kosherja e bletës pa mbretëreshë.
Punimet i drejtojnë mafia dhe oligarkët. Frikë nuk kemi se jemi vendas, autoktonë, historia ka treguar për Himarën që nuk i ka hapur rrugë askujt, por këto janë planet djallëzore për të grabitur pronat.
Tani po na përgatit Vangjel Tavon, nga Derviçani, të cilin as Derviçani nuk e do, po e sjellin tek ne.
Të na sjellin himariotë. Është urdhër nga lartë. Jorgo Goro nuk ka vulë, vulën e ka Edi Rama.
Ai hedh firmën dhe oligarkët vijnë dhe marrin pronat e himariotëve.
Ndërkohë një tjetër qytetare shprehet se nuk e njeh Jorgo Goron dhe se për të mund ta mbajnë në qeli, pasi nuk i intereson.



