Protesta, Abilekaj: Berisha dëshironte t'i tregonte ndërkombëtarëve që është faktor stabiliteti

Protesta, Abilekaj: Berisha dëshironte t'i tregonte ndërkombëtarëve që është faktor stabiliteti

Analisti Enton Abilekaj deklaroi se në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”në MCN Tv se mesazhi i protestës së 12 nëntorit ishte për ndërkombëtarët.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Abilkeaj tha se ish-kryeministri donte t’i transmetonte ndërkombëtarëve që nuk mund të investojë për stabilitet kundër demokracisë dhe se është një faktor stabiliteti.

Mesazhi i kësaj proteste, nëse ishte për Bashën dhe Alibeajn atëherë ishte e panevojshme, nëse PD është në garë të brendshëm, nëse është për Ramën dhe kjo është e panevojshme se Rama e di kush është Berisha dhe jo më kot po urdhëron Gjykatën që asaj opozita që s’ka mbështetje t’i japë vulën. Mesazhi  më i rëndësishëm ishte për ndërkombëtarët, kundër instalimit të stabilitetit në dëm të demokracisë.  Berisha theksoi se këta njerëz që kanë energji potenciale që nesër n.q.s. ndërkombëtarët investojnë dhe pranojnë vendimet arbitrare të Gjykatës, shkeljen e votës  në dëm të demokracisë dhe në favor të stabilitetit dhe të mbajnë një lider autoritar dhe të jetë pro planeve të tyre atëherë ata do bëjmë një investim të gabuar. Një njeri që është i izoluar dhe i frustruar nga komuniteti ndërkombëtar jep këtë mesazh se këtu e ka problemin . Problemi i Berishës është që s’ka komunitetin ndërkombëtar, dhe po i tregon komunitetin ndërkombëtar  që është faktor stabiliteti. Komuniteti ndërkombëtar të marrë mesazh që nuk mund të investojë për stabilitet kundër demokracisë sepse reagimi nuk është i papërfillshëm dhe mund të çojë në destabilitet, ky ishte mesazhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy