“Njerëz, hidhni telefonat kinezë”

“Njerëz, hidhni telefonat kinezë”

Lituania u kërkon qytetarëve që të mos blejnë celularë të prodhuar në Kinë. Ministria e Mbrojtjes publikoi një rekomandim për të shmangur blerjen e celularëve të rinj kinezë dhe hedhjen e atyre që janë aktualisht në përdorim.

Një raport nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike testoi celularët 5G nga prodhuesit kinezë. Raporti pretendonte se një telefon Xiaomi kishte mjete të integruara të censurës, ndërsa një model tjetër Huawei kishte të meta sigurie.

"Rekomandimi ynë është që të mos blini telefona të rinj kinezë dhe të hiqni qafe ata që janë blerë sa më shpejt që të jetë e mundur," tha zëvendësministri i Mbrojtjes Margiris Abukevicius.

Telefoni kryesor i Xiaomi Mi 10T 5G u zbulua se kishte softuer që mund të zbulonte dhe censuronte terma", thuhet në raport. Ai theksoi më shumë se 449 terma që mund të censurohen nga aplikacionet e sistemit të telefonit Xiaomi, përfshirë shfletuesin e paracaktuar të internetit.

Në Evropë, kjo aftësi ishte fikur në këto modele, por raporti argumentoi se mund të aktivizohej nga distanca në çdo kohë. Hulumtimi gjithashtu zbuloi se pajisja Xiaomi po transferonte të dhëna të koduara të përdorimit të telefonit në një server në Singapor.

"Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Lituaninë, por për të gjitha vendet që përdorin pajisje Xiaomi," tha Qendra.

Raporti gjithashtu theksoi një të metë në telefonin Huawei P40 5G, i cili i vuri përdoruesit në rrezik të shkeljeve të sigurisë kibernetike. Një zëdhënës i Huawei i tha BBC se respekton ligjet dhe rregulloret e vendeve ku operon, dhe i jep përparësi sigurisë kibernetike dhe privatësisë.

Lituania kohët e fundit është përfshirë në një përplasje  me Kinën për hapjen e një misioni diplomatik në Tajvan. Pekini tërhoqi ambasadorin e tij  dhe e detyroi ambasadorin e Lituanisë  të largohej. Kompanitë lituaneze kanë filluar të përjetojnë vështirësi të mëdha në tregun kinez, por Vilnius ka marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy