Polonia mban zi për vdekjen e kryebashkiakut që u sulmua me thikë, mijëra njerëz në funeralin e 53-vjeçarit (VIDEO)

Polonia mban zi për vdekjen e kryebashkiakut që u sulmua me thikë, mijëra njerëz në funeralin e 53-vjeçarit (VIDEO)

Zyrtarët polakë dhe evropianë u bashkuan me mijëra njerëz nga e gjithë Polonia të shtunën për funeralin e Paweł Adamowicz, kryebashkiaku i qytetit verior Gdańsk, i cili vdiq të hënën pasi u sulmua me thikë një natë më parë në një aktivitet bamirësie.

Presidenti i Këshillit Europian. Donald Tusk, një mik i Adamowicz, ishte midis atyre që morën pjesë në varrimin në bazilikën e madhe gotike të Shën Marisë. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe presidenti i Polonisë Andrzej Duda dhe kryeministri Mateusz Morawiecki, së bashku me ish-udhëheqësit, duke përfshirë Lech Wałęsa.

Përfaqësues të tjerë përfshinin ish-presidentin gjerman Joachim Gauck dhe kryebashkiakët e qytetit nga vende të tjera ishin në varim. Ura e zezë me hirin e kryetarit të bashkisë do të vendoset për të pushuar në një nga kishat e bazilikës.

Ekrane të mëdha u ngritën rreth kishës së Shën Marisë në qytet për të transmetuar shërbimin e funeralit të së shtunës.

Adamowicz, një kritik liberal i partisë në pushtet të Polonisë, kishte shërbyer si kryebashkiak i Gdanskut për 20 vjet.

Më parë, mijëra polakë, që mbanin flamuj dhe qirinj në rrugët e ftohta, përshëndetën arkivolin.

Të premten, në një homazh morën pjesë mijëra njerëz që ndoqën arkivolin e Adamowicz, i cili u mbulua me lule të bardha dhe flamurin e kuq të qytetit, pasi ajo u drejtua nëpër rrugët e qytetit.

Njerëzit ndezën qirinj dhe u mblodhën për të shkruar në një libër ngushëllimi në Qendrën Evropiane të Solidaritetit në Gdansk.

Vrasja e kritikëve liberalë të politikave kundër emigrantëve të partisë në pushtet nënvizoi edeh njëherë atmosferën e ngarkuar në pjesë të Evropës Lindore, ku liderët populistë kanë nxitur ndjenjën nacionaliste.

Një makinë mbante trupin e Adamowicz dhe lëvizte ngadalë nëpër qytetin e bregdetit Baltik nga muzeu i lëvizjes së Solidaritetit që ndihmoi për të rrëzuar komunizmin në Poloni 30 vjet më parë.

Rrugët, në disa vende të mbuluara me dëborë të hollë, u bllokuan, pasi turmat i bënë homazhe për një prej kryebashkiakëve më të gjatë të Polonisë që drejtonin qytetin që nga viti 1998 dhe mundi në tetor kandidatin e partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësi (PiS).

Adamowicz u sulmua në skenë në një prej ngjarjeve më të mëdha vjetore të bamirëse të Polonisë të dielën e kaluar dhe vdiq ditën tjetër.

Autoritetet polake kanë arrestuar një ish-të dënuar 27 vjeçar, i quajtur Stefan W, në lidhje me vrasjen. Duke folur në skenë, sulmuesi akuzoi ish-kryetarin e bashkisë se e ka arrestuar atë dhe e dënuar me burg, ku ai tha se ishte torturuar.

Ai u lirua muajin e kaluar pas shërbeu 2 vjet dënim për tentativë grabitje të një banke.

Autoritetet gjithashtu kanë arrestuar të paktën 10 njerëz në ditët e fundit mbi thirrjet në mediat sociale për vrasjen dhe aktet e tjera të agresionit pas vdekjes së Adamowicz.

Kritikët fajësojnë politikanët e Polonisë për nxitjen e gjuhës së urrejtjes në jetën publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy