U kap me 1 kg kokainë, Numani: Shoferi dhe Luani nuk kanë pasur dijeni për lëndën narktoike

U kap me 1 kg kokainë, Numani: Shoferi dhe Luani nuk kanë pasur dijeni për lëndën narktoike

Është zbardhur dëshmia e Ded Numanit i cili u arrestua disa ditë më parë në një aksion të policisë së bashku me efektivin e RENEA-s Xhulio Liçin dhe Luan Gaçin.

I akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, mësohet se Numani ka deklaruar para trupës gjykuese se dy personat e tjerë nuk kanë të bëjnë me të.

Ai shpjegoi se deri te Plepat në Durrës e shoqëroi Luan Gaçi, por ky i fundit nuk ishte në dijeni për veprimet e Numanit.

Sipas Numanit rrugës ai ndaloi një makinë ku ishte efektivi I RENEA-s, i cili gjithashtu nuk ishte në dijeni se çfarë mbante me vete Numani dhe e shoqëroi atë deri në Ndroq ku e priste Luan Gaçi dhe në momentin që po zbriste, tre personat u arrestuan nga policia.

“Kam ble drogën te Plepat dhe pastaj, kam ecur ne këmbë për një fare kohe derisa ka ardhur një makine te cilës i kam bere shenje dhe ka ndaluar.

Kam hipur ne këtë makine, pakon e drogës e vura ne bagazh sepse kisha frike se bie ere dhe nuk desha qe shoferi i makinës te kishte dyshime. Ne rruge kur kam pare makinën e Luanit te ndaluar i kam thënë këtij shoferit te rastit te ndalonte pasi nga aty deri ne Tirane do te vija me Luanin.

Ne momentin qe kam ndaluar shoferi ka hapur bagazhin te me jepte pakon time pa e ditur se çfarë ka ne te ndërkohë ka ndërhyrë policia dhe na ka arrestuar te gjithëve.

Dua te deklaroj me pergjegjesi se as Luani dhe as shoferi te cilit nuk ja mesova dot emrin nuk kan patur dijeni per lenden narkotike.​“, mësohet të jetë shprehur Numani në Gjykatën e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy