Pas deklaratës së Petrit Vasilit, i cili kritikoi sot ligjin për pakicat kombëtare, ka reaguar ministri Bushati.
Nga foltorja e Kuvendit, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tha se Vasili në kohën që ka qenë ministër i Drejtësisë, kur LSI ishte në koalicion me PS-në, ishte pro këtij projektligji.
“Kur ishte ministri i Drejtësisë, kolegu u shpreh në favor të ligjit ku ishte anëtar i kabinetit qeveritar. Nuk kishte asnjë pakënaqësi. Është krejt normale kur njeriu kalon nga njëra anë në anën tjetër të tavolinës të ndryshojë mendimin. Dje një koleg tjetër foli me tone kritike për censusin, ndërsa sot një koleg e mburri. Konventa kuadër të Këshillit të Europës përcakton qartë këtë ligj. Nuk ka koncept zonash minoritare. Nuk ka zonë minoritare. Sot për sot mbi bazën e standardeve ndërkombëtare, konventa flet për ato koncepte që pasqyrohen besnikërisht në ligj. Njoha e minoriteteve në këtë ligj nuk do të thotë se këto pakica kanë të njëjtën karakteristikë dhe të njëjtat të drejta dhe s’kanë dallime mes tyre”, tha Bushati.



