PD letër KQZ: Hetime se mbi çfarë baze janë bërë llogaritjet për ndarjen e mandatave

PD letër KQZ: Hetime se mbi çfarë baze janë bërë llogaritjet për ndarjen e mandatave

Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të shtyje deri në dhjetë ditë vendimmarrjen për përcaktimin e mandateve në secilin qark për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit.

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, selia blu kërkon të hetohet se mbi çfarë baze janë bërë përllogaritjet për ndarjen e mandateve, për aq kohë sa ajo kryhet mbi numrin e popullsisë dhe jo të zgjedhësve.

Hetimi nga Partia Demokratike kërkohet pas shqetësimit të bërë publik se adresa e shumë qytetarëve në zona të ndryshme zgjedhore, me dijeninë apo pa dijeninë e tyre rezulton se nuk përputhet me vendbanimin e tyre.

Mbi këto arsye PD do të dijë, nëse përllogaritja e mandateve është bërë mbi bazën e adresave të reja apo mbi kodin dhjetëshifror, që përbën zonën zgjedhore.

Paralelisht me kërkesën e opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile me dhjetë pyetje, ku reflektohen edhe shqetësimet e Partisë Demokratike.

Drejtuesit Bledar Doracaj i kërkohet veçanërisht të dokumentojë se kur është nxjerrë numri i saktë i popullsisë, mbi cilin kriter është përcaktuar popullsia për secilin qark dhe si pasojë e këtyre të dhënave ekziston mundësia që për efekt zgjedhjesh një qytetar të jetë banor i një qarku tjetër ndërkohë që votën e hedh në një tjetër zonë elektorale.

Pas prezantimit të draftit për shpërndarjen e mandateve i cili ndryshon hartën elektorale, me dy më shumë për Tiranën, nga 34 në 36 dhe një më pak për Dibrën dhe Gjirokastrën, KQZ do të dijë edhe lëvizjen e popullsisë nga shtatori deri në nëntor për këto të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy