Shpërthim pranë lokalit të kreut të PD-së së Rithemelimit në Malësinë e Madhe/ Sterkaj: S'ka lidhje me mua

Shpërthim pranë lokalit të kreut të PD-së së Rithemelimit në Malësinë e Madhe/ Sterkaj: S'ka lidhje me mua

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar sot në fshatin Razëm, në Malësinë e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokalit të Ferdi Sterkaj, kryetar i PD-së së Rithemelimit në Malësinë e Madhe, ish-kryetar i komunës Shkrel, dhe pronar i një hoteli në Razëm.

Në një reagim pas ngjarjes Sterkaj është shprehur se shpërthimi nuk ka lidhje me të.

"Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët", shprehet ai.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në njoftim thuhet:

"Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy