Kim Kardashian ka folur për herë të parë për frikën që përjetoi gjatë grabitjes 10 milionë dollarëshe në Paris ku mendoi se do të vdiste.
Rrëfimi i yllit të reality show për ngjarjen e tmerrshme, së bashku me betejën e bashkëshortit të saj Kanye West do të transmentohet në sezonin aktual të “Keeping Up With Kardashians”.
Por një video trailer e publikuar nga E! këtë të premte zbulon një pjesë të asaj çfarë ka thënë 36 vjeçarja në lidhje me grabitjen.
Teksa motrat e saj Khloe dhe Kourtney e dëgjojnë, Kim, e stresuar e me lot në sy thotë: “Ata do të më qëllonin me armë në shpinë. Nuk kishte shpëtim. Më dëshpëron aq shumë kur e mendoj”.



