Futbollisti i kombëtares Eros Grezda që luan në Kroaci është gjobitur me 101 euro për sherrin me ish-lojtarin e Rijekës, Mirko Çolak.
Grezda, që ishte dhe është pjesë e Osijekut, pretendoi se Çolak e kishte provokuar dhe ofenduar për origjinë e tij shqiptare ndaj e goditi me grusht në parkimin e stadiumit.
Nga pamjet e kamerave jashtë stadiumit të Rijekës, Grezda afrohet dhe godet me grusht në fytyrë 27-vjeçarin Çolak, i cili këtë sezon aktivizohet me PAOK-un në Greqi.



