Ka ndërruar jetë në spital, 34-vjeçari shqiptar Klaudio Myrtaj i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e djeshme në Vernante, Cuneo.
Myrtaj mbërriti në Itali përpara dy vitesh, banonte në Caraglio dhe sipas mediave italiane bashkëpunonte me një artizan të zonës.
34-vjeçari Myrtaj ishte punëtor në kantieret e rrugëve.
Karabinierët po kryejnë hetimet pasi 34-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë në një punishte zdrukthtari pranë bashkisë së qytetit.
Policia po pyet disa persona, mes të cilëve edhe të dashurën e 34-vjeçarit.
Dje askush nuk i ka dëgjuar të shtënat dhe për këtë arsye hipoteza është se vrasësi ka përdorur silenciator.



