Raportet nga Siria bëjnë me dije se një punonjës social i njohur si "klouni I Alepos", i cili ndihmon dhe argëtonte fëmijët pwr tw larguar edhe mendjen disi nga lufta në qytetin e rrethuar ka mbetur i vrarë në një sulm ajror. Ai ishte gjithashtu edhe drejtori i qendrës “Space of Hope”. Ofensiva qeveritare është shoqëruar me bombardime të paprecedenta gjatë javëve të fundit, duke lënë me qindra civilë të vdekur dhe duke shkaktuar largimin e mbi 25 mijë të tjerëve nga shtëpitë e tyre.



