Detaje të tjera për bandën italo-shqiptare të drogës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

Detaje të tjera për bandën italo-shqiptare të drogës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

Policia italiane ka zbuluar detaje të hetimit që çoi sot në pranga 17 pjesëtarë të një bande të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, pjesë e të cilës ishin edhe disa shqiptarë. Operacioni i koduar “Blade” është ndërmarrë pas një hetimi që ka nisur që në vitin 2012 nga policia e Modica-s. në rajonin e Raguzës. Droga mbërrinte nga Shqipëria dhe më pas përpunohej dhe shpërndahej nga pjesëtarët marokenë, tunizianë, italianë dhe shqiptarë të bandës.

Përgjimet telefonike kanë zbardhur mënyrën se si kryehej furnizimi dhe më pas shitja e drogës. Në krye të bandës qëndronte shqiptari Julian hoxhaj, ndërsa Algert Selmani bënte transportin dhe shpërndarjen së bashku me tunizianë dhe marokenë.

Pjesë e grupit ishin edhe disa femra, mes të cilave shqiptarja Erisa Gjonaj, me të cilën bashkëjetonte Hoxhaj  apo Martina Chiaramonte, e fejuara e shqiptarit tjetër Xhediljano Selmanaj.

Gjatë përgjimit të bisedave telefonike, policia vuri re se ata përdornin termin “sheqer” ose “CD” për drogën.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy