
<p>Gazetari Andi Tela thotë se riorganizimi i USAID do të thotë anulim i 30 miliardë dollarëve investime në të gjithë botën.</p> <blockquote> <p><em>USAID po kalon nën sqetullën e DASH. Bëhet fjalë për bllokimin e 30 miliardë eurove që investohen çdo vit në të gjithë vendet e botës. Një pikë e këtij investimi është edhe në Shqipëri. Sigurisht që kjo ka pasur fonde që ka financuar SPAK, BKH etj. 500 milionë dollarë dhe para që në vitet e para janë përdorur në mënyrë të drejtë dhe me kalimin e viteve shpërdoruar kot. SPAK tani ka pagat e veta. Te pjesa politike nuk zgjidhet dot sot për nesër. </em></p> </blockquote> <p>Tela shtoi se në vazhdën e vendimeve të papritura që po merr presidenti Trump, nukë shtë për t’u habitur edhe një i tillë për heqjen e non gratës për kreun e PD. Por, sipas Telës, kjo do të thotë fshirje e SPAK-ut. </p> <blockquote> <p><em>Me vendimet që po merr Trump nuk është çudi të heqë non gratën e Berishës. Por e vetmja vlerë që ka një vendim i tillë është që të bëhet para 11 majit. Pas 11 majit nuk ka asnjë vlerë. Vendimi për heqjen e non gratës do të thotë se SPAK fshihet, nuk ekziston më. Në SPAK, ai është nën hetim për korrupsion. DASH për këtë arsye është shpallur non grata. Pra, dy qëndrime në një. </em></p> </blockquote>



