Një ditë para votimit në Kuvend të dekretit të Presidentit për ligjin e mbetjeve, televizioni “France24” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë
Sipas “France24”, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë dhe që tashmë kërkon të kthehet në parajsë të mbetjeve.
“Qeveria këmbëngul të miratojë ligjin për importimin e mbetjeve në vend. Autoritetet thonë se kjo do të sigurojë mbijetesë dhe rritje në sektorin e riciklimit dhe ekonomi. Por, shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet në aftësinë e autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve që do të hyjnë në vendin më të korruptuar të Evropës””, thotë reportazhi, duke i dhënë një vend të veçantë edhe shoqërisë civile që ka dalë kundër ligjit.
Në reportazh shfaqen edhe disa riciklues që janë të interesuar për miratimin e ligjit dhe kanë parë nga afër punën e tyre duke dëgjuar dhe ankesat. Gjithashtu, në të shfaqet edhe Shalsi, nismëtar i ligjit dhe ambjentalisti Lavdosh Ferruni.
“France 24” thotë se qeveria shqiptare po kërkon ta kthejë vendin në një parajsë të riciklimit të mbetjeve, por pa marrë parasysh sfidat që krijon kjo industri.



