
Një spital i drejtuar nga “Médecins Sans Frontières” (Mjekët pa Kufij) në Mocha, Jemeni Jugperëndimor, u shkatërrua pjesërisht mbrëmë gjatë një sulmi ajror që goditi ndërtesat përreth, përfshirë një depo ushtarake. Njoftimin e ka dhënë vetë spitali. Në kohën e sulmit, në institucion ishin 30 pacientë dhe 35 punonjës. Për fat të mirë, nuk pati viktima dhe të gjithë u evakuuan shpejt. Shumica e pacientëve ishin në gjendje ta linin vetë zonën, ndërsa disa pacientë me sëmundje kritike, përfshirë dy foshnje të porsalindura, u transferuan nga ekipet e spitalit tjetër. Spitali u dëmtua rëndë nga shpërthimet, farmacia u dogj dhe zyrat u shkatërruan. Aktivitetet mjekësore në spital janë pezulluar.



