
Së shpejti Kosova do të ketë një zyrë tregtare në Athinë. Lajmi është konfirmuar nga vet ministri i jashtëm grek Kotzias, para takimit me homologun kosovar Pacolli në Prishtinë. Ndërkaq, konferenca për shtyp e dy ministrave u anulua. Kotzias i tha medieve se do t’ua linin kohën bisedimeve.



