Zjarri në fshatin Patelaj, Lezhë, është duke u përhapur nga era ndërsa bëhet me dije se për momentin nuk rrezikon banesa.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se konkretisht ka vatra aktive brenda perimetrit të sipërfaqes së përshkuar nga zjarri dhe po vijon përhapja e saj në veri-lindje të fshatit.
Aktualisht në shuarjen e flakëve po punojnë 25 ushtarë, ndërsa bashkia Lezhë bënë kërkesë që ditën e sotme të bëhet e mundur ndërhyrja nga ajri pasi mbetet e vetmja alternativë për shuarje.
Autoritetet theksojnë se megjithëse ushtria po punon për shuarjen e flakëve, kjo gjë është bërë edhe më e vështirë për shkak të erës së fortë, ndërsa bimësia në terrenin malor është e dendur.



