Kurti nga Parisi: Gati t’i zgjasim dorën Serbisë, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtet e tyre!

Kurti nga Parisi: Gati t’i zgjasim dorën Serbisë, nëse ata janë gati të çlirojnë grushtet e tyre!

“Jemi gati t’i zgjasim dorën Serbisë, nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre”.  Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë Forumit për Paqen, që po zhvillohet sot në Paris.

Kosova kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë fqinje dhe jemi gati të zgjasim dorën për një vend që ka kryer gjenocid ndaj vendit tonë, nëse ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre, ajo që nuk ofrojmë më janë koncesione për të ndarë vendin në vija etnike, BE-ja po përpiqet shumë që të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të normalizojmë marrëdhëniet, Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, duhet ti normalizojmë, dhe dialogu është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës, pra bëhet fjalë për normalizim”.

Kreu i qeverisë tha se marrëveshja përfundimtare me Beogradin duhet të ketë në qendër njohjen. Megjithatë Kurti thekson se Serbia duhet të distancohet nga e kaluara e Millosheviçit dhe e tashmja e Putinit.

Serbia ka dështuar në demokratizimin e vet, sepse kërkon më shumë dhe kërkon më shumë konflikt sesa bashkëpunimin dhe u jep lavdi kriminelëve të luftës në vend që t’i dënojë e t’i gjykojë. Kam frikë se Serbia nuk është as e pavarur në ditën e sotme, është një regjim që udhëhiqet nga kisha ortodokse e dominohet nga Rusia e mirë e Putinit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy