Zyra e BE në Shqipëri ka ndërmarrë një nismë për të falenderuar të gjithë heronjtë që janë në vijën e parë në “luftë” me Covid-19 që deri më tani në Shqipëri ka shënuar 223 të infektuar dhe 11 viktima.
Përmes një postimi në rrjete sociale zyra e BE fton të gjithë qytetarët në vend që në orën 20:00 të mbrëmjes të bashkohen për të duartrokitur profesionistë të kujdesit shëndetësor, studiues, zjarrfikës, policë dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër koronavirusit.
“Ne jemi me gjithë zemër duke duartrokitur duart sonte për profesionistët e kujdesit shëndetësor, studiuesit, zjarrfikëset, policët dhe të gjithë ata që janë atje duke luftuar kundër #Covid19. Bashkohuni me ne për t’i duartrokitur sonte në 20:00”, shkruan në twitter zyra e BE.
Më herët qytetarët e Tiranës kanë dalë në dritare dhe ballkone, ku kanë duartrokitur mjekët shqiptarë, të cilët po rrezikojnë duke u kujdesur për të prekurit nga koronavirusi.



