Imeraj i përgjigjet Bashës: Je simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë

Imeraj i përgjigjet Bashës: Je simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, i është përgjigjur kryedemokratit Basha, i cili një ditë më parë në një emission televiziv e quajtur “ikonë të krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë shqiptare”.

Për MCN TV, Imeraj e cilëson deklaratën e Bashës fyerje publike, për të cilin ai do të përgjigjet ligjërisht. Imeraj shprehet se Basha është simboli i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.

Është reagim i bërë nga një ish-i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë. Reagimi kaq personal është mungesë fisnikërie. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme. Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do të përgjigjeni sipas ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy