Adam Levine mohon akuzat për tradhti, por pranon se ka flirtuar me femra të tjera

Adam Levine mohon akuzat për tradhti, por pranon se ka flirtuar me femra të tjera

Adam Levine ka reaguar pas akuzave për tradhti ndaj gruas së tij Behati Prinsloo, e cila është në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, solisti i grupit muzikor Maroon 5 ka thënë se nuk ka qenë në një lidhje me modelen Sumner Stroh megjithatë pranon se ka flirtuar.

Për mua janë thënë shumë gjëra dhe tani dua t'i sqaroj. Kam pasur gjykim të dobët dhe kam folur në mënyrë provokative me njerëz të tjerë përveç gruas. Nuk kam qenë në një lidhje por e ekzagjerova.

Këngëtari foli pasi një video e Stroh u bë virale në Tik Tok. Modelja tha se ishte në lidhje me Levine për rreth një vit dhe gjithashtu ndau mesazhe private në të cilat ai thoshte se donte të thërriste fëmijën e ardhshëm Sumner.

Levine u shpreh gjatë reagimit të tij se familja dhe gruaja janë gjithçka që ka rëndësi për të.

Ishte gabimi më i keq që mund të kisha bërë. Si mund të isha aq naiv dhe budalla sa të rrezikoj gjithçka që ka rëndësi për mua. Nuk do të ndodhë më. Unë marr përgjegjësinë e plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy