Nga sot nisin të dielat pa makina, akset ku kufizohet qarkullimi në Tiranë

Nga sot nisin të dielat pa makina, akset ku kufizohet qarkullimi në Tiranë

Duke nisur nga e diela e sotme dhe në vijim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina. Një vendim i tillë u mor nga qeveria në kuadër të nismës “Dita pa makina”, e cila ka në fokus kursimin e karburantit por edhe pastrimin e ambientit.

Kjo ka bërë që disa nga akset kryesore në vend dhe kryesisht në Tiranë, të kenë kufizim të qarkullimit nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Në Tiranë do të ketë kufizim qarkullimi bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Bulevardin Zhan D’Ark. Bulevardin Bajram Curri dhe George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Ditës pa makina i është bashkuar edhe Lezha, ku është bllokuar lëvizja e automjeteve në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Në Fier janë 5 rrugë kryesore që lidhen me qendrën me sheshin “Nene Tereza”, ku do të ketë kufizim qarkullimi nga ora 08.00 deri në 16.00:

-Rruga “Kastriot Muço” - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

-Rruga “Rauf Nallbani” - nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

-Bulevardi “Ramiz Aranitasi” - nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.

-Bulevardi “Jakov Xoxa” - nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

-Rruga Dervish Hekali - nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Në Lushnjë rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;

-Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri tek “Sheshi i Qytetarëve”

-Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 Tetori” deri tek kryqezimi “Labëria”.

Në Durrës kufizimi i qarkullimit të automjeteve ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00, në segmentet e mëposhtme:

Bulevardi “Dyrrah”; Rruga “Grigor Durrsaku”; Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy