“Shumëçka në lojë”/ Trump drejt Alaskës për takimin me Putinin

“Shumëçka në lojë”/ Trump drejt Alaskës për takimin me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump u nis sot me “Air Force One” drejt Alaskës për t'u takuar homologun rus Vladimir Putin, takim që mund të jenë vendimtare për fatin e luftës në Ukrainë. 

Shumëçka në lojë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”, duke nënkuptuar se rreziqet janë të larta, e duke i dhënë kësisoj më shumë përmasë dramatike takimit. Samiti do të shënojë takimin e parë kokë më kokë të Trump dhe Putin në 6 vjet. 

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha sot se qëndrimi i Moskës “është i qartë dhe i padiskutueshëm”. Bisedimeve do t’u mungoi Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, i cili ka paralajmëruar se vendimet e marra në mungesë të tij do të jenë të pakuptimta. 

Më herët edhe liderët e vendeve më të fuqishme të BE-së kanë shprehur besimin se Trump nuk do të negociojë me Putin për territoret e Ukrainës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy